E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Rritja ekonomike do të vijojë, Komisioni Europian: Ritmi do të jetë më i ngadaltë. BSH: Efekte edhe nga lufta e tarifave

Komisioni Evropian parashikon që ekonomia shqiptare do të vazhdojë rritjen, të paktën deri në vitin 2026, por ritmi do të jetë më i ngadaltë. Shkak për këtë, sipas Komisionit Evropian, do të jetë zbehja e reformës së pagave.

Të njëjtin parashikim bën edhe Banka e Shqipërisë.

Reklamë

“Përditësimi i parashikimeve konfirmon pritjet tona të mëparshme për 2-3 vitet e ardhshme, presim rritja ekonomike të jetë në nivelin 3,5-4% dhe ky zhvillim i ekuilibruar midis kërkesës dhe ofertës do të mundësojë që inflacioni të kthehet në objektivin tonë 3%”, tha Erald Themeli, drejtor në departamentin e politikës monetare, BSH.

Si Komisioni Evropian, ashtu edhe Banka Qendrore vlerësojnë se Shqipëria është e ekspozuar ndaj luftës së tarifave, çka rrit pasiguritë dhe mes të tjerash, mund të ndikojë në fluksin e investimeve të huaja direkte në vendin tonë.

Reklamë

“Konteksti global shfaq pasiguri të larta prej tensioneve gjeopolitike dhe luftës tregtare. Do të ishte një goditje negative për ekonominë shqiptare. Nëse ato do të materializohen, do të reflektohen në qëndrimin e politikës monetare”, tha Themeli.

Shqetësim për Komisionin Evropian është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar në Shqipëri, e cila, siç theksohet në raport, është e rënduar nga emigracioni dhe përbën kosto për bizneset./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë