Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia i drejtohet ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se përgjegjës për rritjen e numrit të të prekurve me COVID-19 nuk janë qytetarët, por qeveria Rama.

Këtë të premte u raportuan pozitive me koronavirus 7 punonjës të një fasonerie, e për këtë arsye, Spahia fajëson kryeministrin Edi Rama.

“Sa e pacipë hedhja e fajit tek qytetarët nga Ogerta Manastirliu për numrin e rritur për të dytën ditë rradhazi të të infektuarve me COVID. E pra sipas vetë të dhënave zyrtare janë punonjës e kontakte të fasonerive. Dhe është krejt e qartë se ka vetëm një përgjegjës për infektimin dhe përhapjen nga fasoneritë! Ai është Edi Rama e jo qytetarët! Për shkak të natyrës së punës në fasoneri, është e pamundur shmangia e kontaktit me të tjerët!”

Ai akuzon Ramën se nuk i mbylli fasoneritë që të mos u paguante pagesën minimale punonjësve.

“Në vend që t’ua jepte 70 mijë punonjësve kryesisht vajza e gra, i coi paratë për koncesione e për një grusht oligarkësh pranë tij. Rritja e rasteve të të infektuarve nuk ka të bëjë me hapjen e ekonomisë, por me dështimin spektakolar të qeverisë për të testuar qytetarët e ekspozuar ndaj rrezikut.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *