Baret dhe kafenetë u mbyllën këtë të martë në Paris për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Megjithatë, restorantet  vijojnë të qëndrojnë të hapura.

Si pasojë e numrit të viktimave dhe shtrimeve në spital, masat e reja mbi distancimin social hynë në fuqi të martën.

“Këto janë disa masa parandaluese, pasi epidemia po ecën shumë shpejt”, iu tha shefi i policisë së Parisit, Didier Lallement të hënën gazetarëve.

Baret dhe kafenetë krijojnë grumbullime, duke shmangur udhëzimet për distancën fizike dhe maskat.

“Mbyllja e këtyre subjekteve nuk është befasi. Kushdo që ka vizituar kryeqytetin francez javët e fundit, ka vënë re se rregullat e distancimit shoqëror nuk janë respektuar”, tha Chris Moore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *