Subscribe

Teksa mori pjesë në prezantimin e buxhetit të vitit 2022 për Minsitrinë e Arsimit dhe Sportit, Kryeministri Rama deklaroi se mësuesit do të vijojnë të kenë rritje pagash.

 

 “Dua të theksoj se së pari në projekt/buxhetin e 2022 vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit. Projeksioni i yni i mandatit të tretë është që pagat të rriten pa diskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre. Nëse ky vit mbyllet përsëri me një rritje pagash për ju dhe nëse sot mesatarja bruto e paga neto e mësuesve është më e lartë, edhe vitin e ardhshëm do të jetë i njëjtë dhe çdo vit tjetër.

 

Rama shtoi se tani më nuk e diskuton njeri se është hedhur një bazë e fortë në funksion të mësuesve nga ndërhyrjet e jashtme, nga politika.

 

“Forca e ryshfetit që ka qenë një konstante e pandryshueshme për shumë vite, deri kur është vendosur dhe konsultuar sistemi i ri dhe i rekrutimit të mësuesve. Që mësuesit mos të spostohen sipas tekave apo dëshirave të lidhura me këto fenomene dhe duke iu dhënë atyre një garanci të plotë se vendi i tyre i punës bazohet te merita dhe jo te bindjet e tyre apo lidhjet e tyre farefisnore.”

 

E njëjta bazë, sipas kreut te qeverisë është vendosur edhe tek tekstet pavarësisht faktit se ka nevojë për qëmtime dhe korrigjime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *