Zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar kuponin tatimor të një farmacie, ku denoncon rritjen e çmimeve të dezinfektantëve të duarve, si rezultat i përhapjes së panikut nga koronavirusi.

 

Përmes një postimi në “Instagram”, Braçe e konsideron të turpshme dhe biznes të neveritshëm rritjen e çmimin të dezinfektantit brenda një dite, ndërsa kërkon nga organet fiskale që të ndërhyjnë dhe të bëjnë detyrën.

 

“Shikoni, kjo qe po beni me DIZIFEKTANTIN E DUARVE, duke perdorur kujdesin e shtuar te njerezve ndaj KORONAVIRUSIT, ESHTE TURP! Nga 90 leke nje dite me pare, 180 leke sot! Eshte turp! Eshte biznes i neveritshem! Ne nje rast te ngjashem dje ne Milano, prokuroret hapen hetim menjehere. Ketu s’eshte si ne Milano ndonjehere, keshtu qe minimumi organet fiskale te bejne detyren! VO: denoncimi vjen nga nje qytetar ne Tirane”, shkruan Braçe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *