Ish-deputeti Lefter Maliqi ka reaguar i revoltuar lidhur me rritjen e çmimit të bukës, si dhe ndaj paralajmërimit që bëri Rama për një krizë energjitike.

 

Maliqi shkruan se me rritjen e çmimeve, rritet edhe pasuria e qeveritarëve dhe oligarkëve, ndërsa iu bën thirrje qytetarëve që të dalin ne protestë kundër qeverisë.

 

“Durimi ka kufij! Rritet çmimi i bukës, rritet çmimi i energjisë, rritet pasiguria, rritet shpopullimi, rritet trafikimi i drogës, rritet pasuria e qeveritarëve dhe oligarkëve, rritet babëzia, hipokrizia, aktrimi, ligësia, paaftësia, djallëzia… rritet qejfet e zyrtarëve, anarshia dhe vulgariteti. Qeshu “Rilindje” qeshu, se bota është e jotja… “se pëlcet, kërcet furtuna, fryhet Vjosa derdhet Buna, skuqet Semani dhe Drini, dridhet beu dhe zengjini, se pas vdekjes ndriti jeta…., Ngrihuni dhe bjeruni! Katundar’ e punëtor, që nga Shkodra deri në Vlorë”, shkruan Maliqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *