Subscribe

Pas shumë diskutimesh dhe hezitimesh, Ministria e Financave si dhe ajo e Punës e morën vendimin, sa i përket rritjes së pagës minimale.

 

Të mërkurën qeveria pritet të miratojë variantin e propozuar prej 24 mijë lekë në muaj.

 

Kjo do të thotë se nga hyrja në fuqi i këtij vendimi, ky do të jetë niveli dysheme i pagës që sektori privat do të duhet të aplikojë për një të punësuar.

 

Aktualisht paga minimale në privat është në nivelin e 22 mijë lekëve.

 

Ai është i pandryshuar që nga viti 2013.

 

Shqipëria aktualisht ka pagën minimale më të ulët në rajon e më gjerë. Maqedonia e ka 200 euro, Mal i Zi 290 euro, Serbia  250 etj.

 

Draftligji i depozituar tashmë në qeveri ka edhe opsionin që sektori i masonëve, i cili preket më shumë nga ky vendim të ketë një rritje të pagës minimale prej 1000 lekësh. Për sektorin fason zëri i pagave zë 70 % të totalit të shpenzimeve. Ndaj edhe bizneset kanë qenë të ndarë për sa i përket ndryshimit të pagës, pasi rrit kostot e aktiviteti të tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *