Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë me dije se Amerika e Jugut dhe ajo Qendrore po regjistrojnë rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Drejtori i Programit të Emergjencave të OBSH-së, Michael Ryan tha se situata e përhapjes së virusit në Brazil, Peru, Kili dhe Meksikë shfaqet e vështirë.  

Ryan shtoi se këto vendet janë bërë zona intensive të transmetimit të COVID-19, ndërsa theksoi se nuk parashikohet kur pandemia mund të arrijë kulmin.

“Gjendja në shumë vende të Amerikës Jugore është shumë larg të qëndrueshmes.”

Ndërkohë, deri tani shënohen në total mbi 6 milionë raste me COVID, 377,797 viktim dhe rreth 3 milionë të shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *