Numri i personave që rezultojnë të regjistruar në zyrat e punës këtë fund korriku ka rritur në 87 mijë ose 21 mijë më shumë, nëse shifra krahasohet me fillimin e vitit.

Këto janë të dhënat më të fundit që dha numri dy i Ministrisë së Financave znj. Dajna Sorensen në emisionin E-Zonë në Vizion Plus me gazetaren Rajmonda Lajthia. Sipas zv.ministres, këtë fund korriku duket se efektet që dha pandemia janë zeruar, çka do thotë se numri i hyrjeve në skemën e punës është më i lartë se ai i daljeve.

“Kjo nuk do të thotë se kemi të bëjmë me të njëjtwt persona. Por shifra prej 8 mijë individësh që rezultuan të papunë në fund të qershorit tashmë është zeruar. Pra, i gjithë numri i personave që dolën nga skema e sigurimeve nga muaj mars e në vijim tashmë është rikthyer në punë”, tha Sorensen.

Sipas zv.ministres është ende herët për të analizuar rritjen e kësaj shifre. Një nga shkaqet ka të bëjë edhe më përfitimin e pagesës së papunësisë. Por, nga ana tjetër, pas përfundimi të sezonit turistik do të këtë një qartwsim më të madh të nivelit të papunësisë. Paralelisht, edhe ofertat për punë kanë shënuar një rënie të konsiderueshme.

“Në këto kohë të vështira numri i ndërmjetësimeve për punë është ulur me 33%. Megjithatë efektet sezonale, siç është turizmi gjatë kësaj periudhe kanë bërë që shifrat të mos jenë shumë pesimiste.”

Por, Ministria e Financave thotë se shtatori do të japë një panoramë më të qartë të situatës në tregun e punës, pasi do të analizohet e gjithë periudha nga marsi e deri në fund të verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *