Subscribe

E mërkura solli sërish një rritje të të infektuarve në vendin tonë. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 15 qytetarë, mes 186 të dyshuarve.

Durrësi është qyteti me numrin më të lartë të rasteve të reja, 13 të tilla, ndërsa Shkodra dhe Tirana kanë nga  një rast. Totali i të infektuarve në vend ka shkuar në 964.

“Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, mbështetur në identifikimin e rasteve të reja, hetimin aktiv të tyre dhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spital. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 15 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.”

Kjo rritje e shifrave vjen pas një të marte mjaft pozitive, kur u regjistrua vetëm një rast me koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *