Shkon ne 76 numri i viktimave nga sulmi me makinë-bombë në kryeqytetin somalez, në Mogadishu. Më shumë se 70 të tjerë raportohet se janë plagosur. Shumica e te vrarëve janë studente.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit sipas orës lokale në një pikë kontrolli në një kryqëzim të populluar.
Autoritetet kane paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet, pasi dhjetëra të plagosur të cilët po marrin trajtim në spital, janë në gjendje kritike.
Dëshmitarët kane thëne se vetëm në pak sekonda pas shpërthimit, trupat e pajetë ishin shpërndarë kudo. Ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu konfirmoi se dy shtetas turq janë në mesin e viktimave.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin vdekjeprurës, por militantët e al-Shabab të lidhur me Al-Kaedën kanë kryer disa sulme të njëpasnjëshme në Somali duke vrarë punonjës te organizatave ndërkombëtare, gazetarë apo edhe trupa te misioneve paqeruajtëse.