Fluksi i lëvizjeve nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut është shtuar ndjeshëm.

Vizion Plus mëson se gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë nga Shqipëria në drejtim të vendit fqinj: 2737 shtetas, pjesa më e madhe e të cilëve përdorin Maqedoninë për kalimin tranzit drejt Greqisë.

Për të përballuar fluksin në rritje të orëve të fundit, policia jonë kufitare po punon me 3 sportele në dalje dhe 2 të tjerë në hyrje.

Gjatë orëve të fundit kanë hyrë nga Maqedonia e Veriut 1956 shtetas, një pjesë e mirë e tyre kanë deklaruar se do të kalojnë fundjavën në bregdet. Vazhdon të jetë i ulët numri i hyrjeve nga Greqia për në vendin tonë, ku brenda 24 orëve të fundit kanë hyrë 232 shtetas dhe 111 mjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *