Subscribe

Prodhimet  bujqësore shqiptare po rrisin prezencën në tregjet europiane. Mjaft e kërkuar jo vetëm në tregjet rajonale, por edhe ato evropiane, tregtarët e prodhimeve bujqësore kanë  krijuar rrugë të qëndrueshme për eksportin e domateve.

 

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Cuci ishte ne një nga pikat e grumbullimit ne Lushnje ku tregoi se ne katër mujorin e pare të 2019 eksporti i domates është rritur me 96% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

“Qeveria i ka vënë një theks të veçantë forcimit të pikave të grumbullimit sepse garantojnë tregun. Duke garantuar shitjen, edhe fermeri mbjell pa asnjë merak sepse me kontratat që bën me pikat e grumbullimit nuk i ngelet prodhimi. Grumbulluesi nga ana tjetër ka rol shumë të madh në disiplinimin dhe rritjen e cilësisë sepse duke i siguruar fermerit shitjen e prodhimit i imponon atij edhe cilësinë”.

 

Një tjetër prodhim që pritet të marre certifikimin tha ministri është edhe pjepri.

 

“Ne do të synojmë që të gjithë prodhuesit bujqësor shqiptarë të lidhin marrëdhënie me Global G.A.P. Kjo do të thotë se nëse ke certifikim nga Global G.A.P cilësia është 100% e garantuar, prodhimi mund të shitet në të gjithë Europën”.

 

Pikat e grumbullit të ngritura ne pjesën më të madhe të qyteteve u japin mundësi fermerëve që prodhimi i tyre jo vetëm të ruhet, por edhe të dalë më shpejt ne treg.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *