Subscribe

Çmimi i naftës në tregun vendas ka shënuar një rritje me afro 5 lekë për litër. Këtë të premte në pikat e tregtimit më pakicë, një litër naftë është shitur deri në 178 lekë, ndërkohë që në fillim të javës, çmimi luhatej deri në 173 lekë për litër.  Ky çmim duket se është reflektuar thuajse në të gjitha pikat kryesore të karburanteve.

 

Operatorët e tregut e argumentojnë rritjen me shtrenjtimin e këtij produkti në bursa. Sipas te dhënave në fillim të muajit janar një fuçi naftë tregtohej me 55 dollarë, ndërsa nga mesi i shkurtit, ka arritur në 67 dollarë. Çmimi  naftës shënoi kulmin në vitin 2012 kur një litër shitej me 183 lekë. Që nga ajo kohe e deri më sot, ai shënoi rënie.

 

Shqipëria është vlerësuar edhe nga institucionet ndërkombëtare si vendi me çmimin më të lartë të naftës jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Shkak janë bërë politikat fiskale që kanë ndjekur qeveritë për të taksuar këtë produkt.

 

Aktualisht 60 % e çmimit shkojnë për pagesat e taksave dhe tatimeve.

 

Në një litër naftë tregtari paguan, akcizë, taksë qarkullimi, taksë karboni, TVSH, taksë rilicensimi, si dhe tarifë skanimi dhe markimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *