Me buxhetin e vitit 2022, ministrja e Arsimit, Evis Kushi lajmëroi se do të ketë rritje pagash për mësuesit dhe punonjësit psiko-socialë në të gjitha shkollat.

Në një komunikim për mediat, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, Kushi u shpreh se lajme të mira me këtë buxhet vijnë edhe për arsimin e lartë.

“Dua të ndaj me ju disa nga këto lajme, pasi në ditët në vijim do të komunikojmë me detaje të gjitha vendimet e marra. Së pari dua të ndaj lajmin për rritjen e pagave të mësuesve me 6% duke filluar nga viti i ardhshëm. Për herë të parë në këto vitet e fundit pagat nuk po rriten vetëm për mësuesit, por edhe për punonjësit psikosocial. Ata kanë patur një kontribut të vyer gjatë muajve të pandemisë dhe në këtë mënyrë ne shpërblejmë punën e tyre. Lajme të mira vijnë edhe për Arsimin e Lartë, ku një nga prioritetet tona është ndërkombëtarëzimi i diplomave tona, në mënyrë që të rinjtë tanë të bëhen të konkurueshëm në tregun europian. Këtë herë ne do të kemi një buxhet të dedikuar për Universitetet për të avancuar në këtë fushë”, tha Kushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *