Rritet numri i lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Nëse fundjavën e kaluar, hyrje-daljet nuk kanë qenë më shumë se 2400 shtetas, në 24 orët e fundit kanë hyrë e kanë dalë nga kjo pikë e kalimit kufitar, më shumë se 3100 shtetas.

Burime pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit thanë se nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut kanë dalë 1581 shtetas, çka tregon se shqiptarët pas mbylljes së njëanshme të pikës doganore të Kapshticës, kanë gjetur si mundësi alternative kalimi vendin fqinj për të kaluar transit drejt shtetit helen. Të njëjtat burime thanë se nga Maqedonia e Veriut gjatë orëve të fundit kanë hyrë drejt vendit tonë 1563 shtetas, të cilët kanë deklaruar se do të kalojnë fundjavën në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Për të përballuar fluksin e kësaj fundjave, pala shqiptare e ka çuar në pesë numrin e sporteleve, tre prej të cilëve në dalje dhe dy të tjerë në hyrje. Të njëjtën gjë mësohet të ketë bërë edhe pala maqedonase. Gjatë 24 orëve të fundit, nga Greqia në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë 293 shtetas dhe 176 mjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *