Subscribe

Pas rritjes së çmimit të produkteve bazë, një valë shtrenjtimi po vihet re edhe në bare e restorante.

 

Per kafen por edhe pijet e tjera qe konsumojne në kohën e lire shqiptaret po paguajne me shume.

 

Enri Jahaj, i cili drejton Shoqatën e Bareve dhe Restoranteve, shpjegon se kjo është një rritje normale, për aq kohë sa lënda e parë në tregun botëror është në të njëjtin trend rritës.Arsye ai rendit edhe krizën e shkaktuar nga pandemia.

 

 

ENRI JAHAJ

KRYETAR I SHOQATËS SË BAR-RESTORANTEVE

 

“Janë rritur çmimet e lëndës së parë. Kafeja po rritet tani si lëndë e parë dhe do të reflektohet në disa rritje cmimesh. Po bëhet një rritje normale që do të vijë për të reflektuar të ardhurat e munguara apo fitimet e munguara sepse edhe klientela ka  rënë në bare e restorante.”

 

Jahaj thote se Shqipëria ka cmimet më të ulëta të kafesë në bare e restorante kur e krahason me rajonin.

 

 

 

ENRI JAHAJ

KRYETAR I SHOQATËS SË BAR-RESTORANTEVE

 

“Tregu do të vetërregullohet, jemi i vetmi vend në rajon që kemi çmimet më të ulëta të ofertës, kafes, ujit dhe ushqimit në baret dhe restorantet tona. Duhet të ketë vend për të shkuar në logjikën e rajonit, Kosovë dhe Maqedoni, ku krahasuar me ta, ne jemi 30% më lirë.”

 

Aktualisht, pronarët e lokaleve po ndjejnë shtrenjtimin e çmimit të kafesë me të cilën furnizohen dhe në mënyrë zinxhir kjo rritje do të reflektohet edhe në produktin përfundimtar që konsumojnë klientët.

 

 

 

MEMETJON BEQO

PRONAR LOKALI

“Kafeja që importoj është rritur, është rritur mesatarisht me 100 lekë për kilogram.”

 

Megjithatë, operatorët e tregut mendojnë se kjo rritje mund të presë edhe 2-3 muaj sepse baret e restorantet kanë stok produktesh.

 

 

MEMETJON BEQO

PRONAR LOKALI

“Kjo rritje mund të presë, kush importon kafenë dhe ai që pjek kafenë në Shqipëri, ka një stok. Pas dy muajsh do të dalë çmimi real i ngritur. Është pjesë e lojës kam idenë.”

 

 

Shtrenjtimi i çmimeve të produkteve në lokale është vënë re që pas daljes nga karantina, si reflektim i shkurtimit të të ardhurave diktuar nga pandemia. Operatorët e fushës thonë se kriza të tilla po ndryshojnë pikëpamjen e menaxhimit dhe po merren masa që bizneset të mbijetojnë nëse përballen sërish me situata kufizuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *