Subscribe

Dhurata Veliaj  është një nga qindra qytetarët, që ka dalë e papunë, si pasojë e pezullimit të aktivitet ekonomik nga pandemia. Nga data 20 mars, kompania ku ajo punonte si rrobaqepëse shkurtoi vendet e punës për mbi 20 punonjës. Dhuratën  e gjejmë pranë sporteleve të zyrave të punës për tu regjistruar si punëkërkuese, si dhe për të përfituar pagën e luftës.

 

Në të njëtën situatë është edhe kjo qytetare, e cila nuk ka informacion për hapat që duhet të ndjekë më qëllim aplikimin si punë kërkuese dhe përfitmin e ndihmës shtetërore.

 

Agjencia Kombëtare e Punësimit thotë se gjatë kësaj jave ka një numër të rritjes së aplikimeve. Sipas aktit normativ të gjithë ata që do të dalin të papunë gjatë kësaj periudhe dhe do të përfitojnë statusin si punëkërkues do të përfitojnë 13 mijë lekë në muaj.

 

Ndërkohë që deri më tani pranë zyrave të punës janë në skemë 2700 të papunë, të cilët brenda këtij muaji do të përfitojnë një pagë minimale.

 

Sipas rregullave, ata që dalin të papunë nuk duhet të paraqiten në sportelet e zyrave të punësimit, por do të aplikojnë vetëm online. Do të jetë agjencia që do të plotëosjë dosjen dhe të vendosë për përfitimin e ndihmës. Por numri të te papunëve sa vjen dhe rritert pasi në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shkurtimet kanë nisur të aplikhen në masë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *