Rrezohet padia e ish-Presidentit amerikan, Donald Trump kundër rrjetit televiziv CNN. Ekipi i Trump sulmoi gjigandin amerikan për përdorimin e frazës “Gënjeshtra e madhe” që televizioni përdori për t’iu referuar pretendimeve të tij se Joe Biden vodhi fitoren ne presidencialet e vitit 2020.

 

Sipas ish-kreut te Shtëpisë së Bardhë qëllimi i CNN ishte të njolloste imazhin e tij duke e krahasuar me Adolf Hitlerin.

 

Gjykatësi Raag Singhal, i cili u emërua në detyrë nga vetë Trump ne vitin 2019 , hodhi poshtë padinë, duke theksuar se deklaratat nuk ishin shpifëse sepse shprehnin këndvështrimin e rrjetit televiziv dhe ish kreu i Shtepise se Bardhe nuk mund ta padiste ligjerisht kete media.

 

Padia është një nga shumë të tjera që Trump ka ngritur kundër mediave, përfshirë CNN, The New York Times dhe The Washington Post. Ai nuk pajtohet me mbulimin mediatik gjatë presidencës së tij dhe pas zgjedhjeve të vitit 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *