Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Malin e Tomorrit, pikërisht në zonën e shpatit të malit,ku ndodhen edhe karrierat e gurit dekorativ.

Shoferi i një nga firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ,ka humbur kontrrollin e mjetit dhe është rrëzuar me kamionin që ishte i ngarkuar me pllaka guri. Si pasojë e aksidentit,36-vjeçari Besnik Sali Kanani,ka humbur jetën.

Viktima 36-vjeç,jetonte në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit dhe ishte babai i 2 fëmijëve.

Ai punonte prej vitesh si shofer kamioni në firmat e njerrjes dhe përpunimit të pllakave e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit.

Edhe pse prej gati një vitit Ministria e Mjedisit ka revokuar të gjitha liçensat dhe ka pezulluar punën e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorrit,firmat vijojnë sërish punën,pa u shqetësuar aspak në kundërshtim me ligjin.

Burimet mes punëtorëve të këtyre firmave konfirmojnë se, në Malin e Tomorrit puna nuk është ndërprerë asnjëherë dhe se vazhdon të nxirren pllaka guri,duke rrafshuar qafën e malit në fshatrat, Dërvi, Novaj e Nishovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *