Një helikopter me 13 vete ne bord është rrezuar pranë qytetit Bergen ne Norvegji. Burime zyrtare konfirmojnë se të gjithë personat në bord kanë humbur jetën. Zedhenesi i policisë deklaroi se helikopteri EC 225 është shkatërruar krejtësisht, pasi ka shpërthyer pas përplasjes se forte me token. Operacioni i kërkimit u shtri si në rrugë tokësore, ashtu dhe në atë detare, pasi fillimisht u dyshua për persona të hedhur në det ne një ishull pranë Bergenit. Mësohet se helikopteri ishte nisur nga një zone naftëmbajtëse ne detin e veriut. Kryeministrja norvegjeze Erna Solberg tha se po ndjek nga afër hetimet e kësaj ngjarje të rende.




