Një avion privat u rrëzua këtë të enjte (06 shkurt) në rajonin Ramensk, Rusi.
Si pasojë kanë humbur jetën dy pilotë. Avioni u rrëzua në një fushë pranë aeroportit Mickovo.
Sipas mediave të huaja, avioni ishte duke kryer një fluturim të planifikuar stërvitor, por për rrethana ende të paditura gjurmët e avionit humbën nga radarët.
Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar, por pista kryesore është që avioni të ketë patur defekt teknik, sipas mediave ruse.