Katër persona kanë humbur jetën mbremjën e kësaj të marte në Maqedoninë e Veriut, pas rrëzimit të një avioni të vogël të tipit “Cesna PN210N” në malit “Koka e Selanikut” në malet e Jakupicës.

 

Informacionet paraprake nga mediat maqedonase bëjnë me dije se në avion po udhëtonte një familje, e cila ka humbur jetën nga fatkeqësia fatale. Bëhet fjalë për një cift bashkëshortësh me dy fëmijë. Aeroplani ka qenë me regjistrim gjerman dhe po udhëtonte nga Ohri drejt Sofjes.

 

 

Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë aksident.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *