Të paktën 20 persona dyshohet se kanë humbur jetën, pasi një avion i vjetër i Luftës së Dytë Botërore me të cilin po udhëtonin, është rrëzua në Alpet Zvicerane.

 

Policia njofton se të gjithë personat në bord dyshohet se kanë vdekur, por ata po vijojnë operacionin për gjetjen e trupave, ndërsa nuk ka dhënë ansjë informacion për viktimat. Në operacionin e kërkim shpëtimit janë angazhuar të paktën 5 helikopterë.

 

Mendohet se avioni ka goditur anën perëndimore të malit rreth 2,540 metra mbi nivelin e detit.

 

Kompania e cila ofron udhetime me avionë të vjetër ushtarakë zviceranë nga pilotë profesionistë vullnetarë, në një psotim në faqen e saj shpreh hidherimin tragjedine.

 

Te shtunën, një avion i vogel sportive  me 4 antarë të së njejtës familje në bord, u rrëzua dhe shpërtheu në flakë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *