Një aeroplan luftarak amerikan, i tipit F-15, i ashtuquajtur “Shqiponja” është rrëzuar në Detin Verior, ndërsa nuk dihet fati i pilotit,  i cili po kryente një mision trajnues nga baza ajrore e forcave britanike në Lindje të Anglisë.

Po ashtu, nuk eshte ende e qarte arsyeja e rrëzimit të aeroplanit, ndërsa aviacioni amerikan ushtarak ka njoftuar se në aeroplan ishte vetëm një pilot. Në vendin e rrëzimit menjëherë janë dërguar ekipe të shpëtimit, të cilët janë në kërkim.

“Shkaku i rrëzimit, por edhe statusi i pilotit janë të panjohura momentalisht. Ekipet e kërkim-shpëtimit të Mbretërisë së Bashkuar janë thirrur për të na mbështetur në këtë operacion”, tha kapitenja e Forcave Ajrore, Miranda Simmons.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *