Një avion Boeing 707 është përplasur në aeroportin e Karaj jo shumë larg Teheranit duke shkaktuar një katastrofe të vërtete.

 

Avioni ishte nisur për në qytetin Bishkek të Kirgistanit. Mjeti fluturues u rrëzua në afërsi të kryeqytetit Iranian dhe  më pas është mbuluar nga flakët.

 

Vetëm një anëtar i ekuipazhit ka mundur të shpëtojë ndërsa viktimat janë të paktën 15.

 

 

Bilanci do të kishte qënë më I rëndë nëse avioni do të ishte përplasur në disa pallate të larta sipër të cilave fluturoi para se të rrëzohej.

 

Sipas të dhënave të para, piloti I Boeing 707 ka gabuar duke tentuar të ulet në aeroportin e gabuar dhe më pas ka humbur kontrollin duke u përplasur me disa vilane nje zone rezidenciale.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *