66 pasagjerë të një avioni pasagjerësh kanë mbetur të vdekur, pasi avioni me të cilin udhëtonin u rrëzua në një zonë malore në Iranin qendror, gjatë një fluturimi nga Teherani drejt qytetit jugperëndimor të Yasuj.

 

Ekipet e shpëtimit të “Hënës së Kuqe” të Iranit, janë në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë raportuar se gjatë momentit të rrëzimit ka pasur shumë mjegull. Moti i keq u bë pengesë për një helikopter emergjence, që të shkonte në vendin e ngjarjes.

 

Mendohet se në avion ndodheshin 60 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit të linjës Aseman Airlines. Fluturimi “EP 3704” la Teheranin në orën 8 të mëngjesit me atë lokale, dhe rreth një orë më pas u zhduk nga radarët.

 

“Të gjitha forcat e emergjencës janë në gatishmëri”, tha një zëdhënës i shërbimeve emergjente, ndërsa autoritetet ndërkohë po hetojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit të frikshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *