Subscribe

Dy vite pasi Shqipëria dorëzoi dosjen për pranimin e saj në UNESCO, veshja mbi 4 mijë vjeçare e Malësisë, Xhubleta rrezikon të marrë statusin e plotë të mbrojtjes. Aktualisht dosja e saj ndodhet në paradhomë duke pritur vendimin përfundimtar që do të jepet në 2025. Studiuesja Luljeta Dano, e cila është e para që inicioi që para 2 dekadash rrugëtimin e Xhubletës drejt UNESCO, thotë se vendi ynë duhet të provojë se ajo vijon të jetë një veshje e gjallë e jetës së shqiptarëve në ditët e sotme dhe ta prodhojë siç u punua ndër shekuj.

 

LULJETA DANO

 STUDIUESE: Procesi nuk është i mbyllur që ne të bëjmë vetëm festën  që xhubleta hyri në UNESCO sepse realisht  është  në vite të vështira prove. Duhet të kalohet kjo provë që xhubleta të marrë përfundimisht statusin nga UNESCO.

 

Për të mundësuar prodhimin si në të shkuarën, nevojitet që shteti shqiptar të mbështesë ata qe kane trashëguar traditën e kësaj veshjeje si e vetmja mënyrë për ta shpëtuar Xhubletën.

 

LULJETA DANO

STUDIUESE  : Shteti shqiptar në këtë rast duhet të jetë mbështetësi kryesor , atje ku xhubleta ka bartësit e vetë kulturor në malësi, duhet të ringrihen struktura të atilla që ta prodhojnë xhubletën siç është prodhuar.

 

Studiuesja Dano u shpreh se edhe punimet shkencore për këtë veshje mijëvjeçare nuk janë të plota e po ashtu mungojnë edhe dëshmitë e gjalla për Xhubletën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *