Të paktën 29 persona kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dherave që po ndodhin në qarkun West Pokot, në Kenia si pasojë e motit të keq.

 

BBC raporton se rrëshqitjet e dheut, kanë prekur fshatrat Nyarkulian dhe Parua.

 

Zyrtarët thonë se dëmet janë të konsiderueshme pasi një urë është shkatërruar ndërsa të gjitha rrugët janë përmbytur.

 

Presidenti Uhuru Kenyatta në një deklaratë për mediat shprehu “ngushëllimet e tij të përzemërta” për miqtë dhe të afërmit e viktimave, ndërsa njoftoi se ka urdhëruar forcat e armatosura dhe ato të shpëtimit që të monitorojnë nga afër situatën dhe t’u vinë në ndihmë banorëve.

 

Midis viktimave janë dhe shtatë fëmijë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *