Një fshat i tërë u zhduk për shkak të rrëshqitjes së dheut. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Gjerdrum në Norvegji. Si pasojë, janë plagosur dhjetë persona, ndërsa për 21 të tjerë vazhdon akoma kërkimi. Rreth 500 njerëz janë evakuuar nga fshati.

 

“Policia po e përcakton këtë si një katastrofë. Ka raporte dramatike dhe situata është serioze”, thonë autoritetet norvegjeze.

 

Banorët njoftuan shërbimet e urgjencës, duke bërtitur se e gjithë shtëpia e tyre po lëvizte.

 

Kryeministrja Norvegjeze Erna Solberg shprehu dhimbjen dhe solidaritetin për këtë tragjedi.

 

“Dhimbje të shohësh se si forcat e natyrës kanë shkatërruar Gjerdrum. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë të prekurit nga rrëshqitja e dheut.”

 

Autoritetet thonë se reshjet e mëdha të ditëve të fundit mund ta kenë bërë tokën të paqëndrueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *