Një 34-shqiptare dhe djali i saj i mitur janë rrëmbyer pranë stacionit të autobusit në Gjermani.

 

Bëhet fjalë për Nasibe K. dhe djalin e saj, Ben, 3-vjeç. Raportohet se rrëmbimi ka qenë i planifikuar mirë.

 

Dyshohet se gruaja dhe djali u rrëmbyen për llogari të ish-bashkëshortit Blerim K., 39-vjeç.

 

Nasibe kishte ikur më parë nga bashkëshorti i dhunshëm në një qendër sociale për fëmije e nëna. Por, babai mesa duket e kishte gjetur adresën ku ata qëndronin.

 

Një dëshmitar tha se një makinë tip “Audi” ndaloi para 34-vjeçares dhe djalit, e më pas nga makina dolën dy gra, të cilat i futën me forcë në makinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *