Subscribe

Kandidati i Partisë Demokratike për Elbasanin Luçiano Boçi është përplasur paraditen e së enjtes fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca.

Përmes një lidhjeje skype me Alban Dudushin, në Spotlight, Vizion Plus, Boçi ka sqaruar se si ndodhi sherri me biznesmenin.

“Ka qenë z.Luca që ka kërkuar konfrontim verbal dhe më pas ka realizuar goditjen provokuese dhe ka ndeshur reagimin tim natyral, instiktiv, mbrojtës, sepse askush nuk mund të nëpërkëmbë dinjitetin tim dhe integritetin fizik dhe moral. Kushdo qoftë ky dhe për më tepër njerëz të tillë që nuk vihen rastësisht në situata të tilla, sepse frymëzimet i kanë më lart. Ata që i keqpërdorin, janë ata që bëjnë deklaratat në Facebook, i pari kryeministri dhe i dyti drejtuesi i grupit Parlamentar. Situata në Elbasan nuk është e shkëputur nga situata në Shqipëri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *