Subscribe

Një gjë që ra në sy gjatë protestave për Klodian Rashën ishte pjesëmarrja e të miturve. Një pjesë e tyre kanë kryer akte dhune dhe për këtë arsye edhe janë shoqëruar në komisariat nga policia e janë proceduar penalisht.

 

Një prej tyre është edhe ky 14-vjeçar, i cili për “Vizion Plus” ka rrëfyer se pse proteston. Ai tregoi gjatë emisionit “Quo Vadis” se familja e tij nuk e di që merr pjesë në protestë dhe se për këtë arsye i gënjen.

 

Rrëfimi i plotë: 

 

Sa vjeç je?

14.

I ke mbushur 14?

Po.

Për çfarë proteston ti?

Unë protestoj për të drejtat tona.

Cilat janë të drejtat tuaja?

Që policët të mos sillen keq me ne. Të jenë si gjithë policët e tjerë që janë në Europë, të sillen mirë dhe ne ti respektojmë ata.

Familja e di që proteston?

Jo.

Çfarë i thua ti mamit dhe babit kur ikën nga shtëpia?

Jo, unë kam qenë tek daja, kam ardhur këtu sepse i dua dhe unë të drejtat e mia.

Të shtyn njeri të protestosh? Të thotë njeri që të dalësh të protestosh?

Jo.

Del vetë?

Po.

Nga e merr vesh ti për protestën?

Sepse kur kam marrë vësh që ka vdekur një 25 vjecar, më ka ardhur keq dhe atë ditë që ka vdekur ai, nesër mund të vdes dhe unë.

Ti ke gjuajtur në drejtim të policisë me gurë ose me sende të tjera?

Jo, s’i kam bërë fare sepse unë ata i respektoj, po ata sillen keq me ne.

Ti e di çdo të thotë protestë?

100% jo.

Po i mitur?

Po.

Çfarë do të thotë I mitur?

I mitur është që je 18 vjeç apo s’i ke mbushur 18 vjeç. Aty afër.

Nuk e di mirë d.m.th. çdo të thotë i mitur? Nuk je i qartë?

Jo.

Je në shkollë?

Po.

Çfarë të mësojnë në shkollë?

Më mësojnë për të drejtat, që duhet të mësosh shumë, që edhe në të ardhmen të kesh dicka. Të jesh i suksesshëm.

Në çfarë klase je ti?

Unë, në të 6.

Në klasën e 6?

Po.

Je mirë me mësime?

Po.

Çfarë do ti thuash mamit dhe babit kur të shkosh në shtëpi nëse të pyesin ku ishe?

Kam qenë nga daja, kam qenë dhe pak tek protesta.

Do ta pranonin ata që ke qenë në protesë?

S’e di.

Nëse të thonë mos shko në protestë, do të vish nesër sërish?

Po, normale.

Po çfarë do ti thuash mamit dhe babit që do shkoj apo jo?

Normal që do shkoj do t’i them.

Do ti gënjesh?

Jo. Për çfarë arsyeje t’i gënjej?

Po sot i ke gënjyer p.sh, nuk i ke thënë që je në protestë.

Po nuk e kishe ndërmend të vija, por pash njerëzit grumbull, shkova dhe unë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *