Tradhtia në çift nuk është e lehtë për t’u kapërcyer. Ka nga ata meshkuj apo femra që nuk e honepsin dot diçka të tillë dhe mendojnë për divorc. Në këtë dilemë është edhe një 49-vjeçar nga Britania e Madhe. Ai rrëfeu sesi e kapi bashkëshorten duke e tradhtuar me ish-të dashurin e vajzës së tyre.

“Ne jemi të dy 49 vjeç dhe deri para një viti unë mendoja se kishim një martesë të lumtur. Por unë zbulova tradhtinë e saj. Një ditë, duke kërkuar për adresën e një të afërmi në telefonin e saj, gjeta edhe mesazhe të para tre vjetëve midis saj dhe këtij djalit të ri. Pasi u përplasa verbalisht me të, gruaja më tha se do të më tregonte, por thjesht nuk kishte gjetur kurajon për ta bërë. Djali e pati pak të vështirë ndarjen me vajzën tonë dhe vinte vazhdimisht rreth shtëpisë. Një ditë ata hapën një shishe verë dhe papritur nisën të putheshin. Gruaja më tha se ishte mbërthyer nga ndenjat momentale dhe më pas përfunduan në shtrat. Ajo më betohet se kjo ndodhi vetëm një herë dhe se të dy janë të penduar për këtë.”

Që kur mori vesh ngjarjen, 49-vjeçari ka ikur nga shtëpia dhe prej një viti, jetojnë të ndarë. Ata janë takuar vetëm një herë tek ditëlindja e djalit. Ai tregoi më tej se gruaja kërkon që të rikthehen bashkë sepse i mungon. Por ai nuk është i sigurtë nëse duhet të ribashkohet apo të divorcohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *