Një 47-vjeçar nga Patosi, i cili ishte shpallur në kërkim, ka përfundur në pranga e policisë këtë të diel.

I arrestuari identifikohet si shtetasi më iniciale S. Rr., banues në Kurian të Roskovecit. Një ditë më parë, ai kishte hyrë në banesën e ish-bashkëshortes së tij, të cilën, pasi e dhunoi fizikisht, e rrëzoi nga kati i dytë.

38-vjeçarja ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, ndërsa ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *