Policia e Tiranës ka vendosur në pranga dy persona.

 

Shtetasit 46-vjeç dhe 56-vjeç kanë rrahur për shkak të detyrës shoferin e autobuzit të linjës Qendër-Institut.

 

Shtetasit të dy banues në Tiranë janë arrestuar në flagrancë teksa fillimisht ishin konfliktuar verbalisht me drejtuesin e mjetit më pas kanë ushtruar dhunë.

 

Tiranë

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komsiariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. Rr., 46 vjeç, banues në Tiranë, dhe proceduan penalisht shtetasin Sh. Sh., 56 vjeç, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. Këta shtetas janë konfliktuar me drejtuesin e autobusit së linjës Qendër-Institut, shtetasin A. P., 52 vjeç, dhe e kanë goditur atë për shkak të detyrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– M. D., 62 vjeç, banues në Maqellarë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në Rrugën e Arbrit, duke drejtuar furgonin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit B. G., K. S., H. S. dhe M. G., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën;

– E. A., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, për të shmangur arrestimin e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *