Dy shtetas janë vënë në pranga nga policia e Bulqizës pasi kanë dhunuar bashkëshortet e tyre.

Sipas policisë, janë vënë në pranga, shtetasit me iniciale XH.A, 35 vjec banues në Shupenze dhe M.GJ, 51 vjec banues në Bulqizë.

Po në Bulqizë u arrestua në flagrancë, shtetasi D. R., 48 vjeç, banues në Shupenzë, pasi për motive pronësie, ka goditur e kanosur, duke i penguar për të mos kaluar rrugën, shtetasit A. D. dhe SH. D.

Ndërkohë policia e Durrësit vuri në pranga shtetasin A. Ç., 23 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *