Ronela Hajati këtë vit ka sjellë disa hite verorë. Tre projekte të njëpasnjëshme si “Çohu”, “Dilema” dhe “Lage” tregojnë edhe punën e madhe që ka bërë këngëtarja për të sjellë më të mirën tek publiku.

Ronela duket se ka pasur një sezon të ngjeshur me aktivitete të shumta, aq sa nuk ka mundur dot të bëjë pushime. Këtë shqetësim këngëtarja e ka shprehur edhe në Instastory, ku në një foto të saj shkruan: “ Qani ju o plazhe që s’më patë një ditë”.

 

 

Me anë të këtij shqetësimi të shprehur në formë humori, këngëtarja ka dashur të dëshmojë se nuk ka bërë asnjë ditë plazh këtë verë dhe mesa duket ndihet e trishtuar për këtë fakt./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *