Cristiano Ronaldo premtoi se do të flasë dhe e ka bërë duke zgjedhur të thotë të vërtetën.

 

Në një intervistë për Pierce Morgan ne  “The Sun”, ylli portugez ka treguar atë se çfarë po ndodh me të te Manchester United. “Ndihem i tradhtuar” kështu është shprehur ai, duke e fajësuar drejtpërdrejtë trajnerin Ten Hag.

 

 

 

Cristiano Ronaldo

 

Jo vetëm trajneri, janë dy-tre të tjerë që duan që unë të largohem  nga klubi. Unë nuk kam respekt për të, sepse ai nuk më respekton mua. Nëse ju nuk keni respekt për mua, unë nuk do të kem kurrë respekt për ju”

 

Në intervistë, portugezi ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë për kritikët e tij, ndër më të fortët ish-lojtari i Djajve të Kuq, Wayne Rooney.

 

 

 

Nuk e di pse më  kritikon kaq shumë. Ndoshta sepse e mbaroi karrierën dhe unë ende po luaj në një  nivel të lartë. Nuk do të them se dukem më mirë se ai, që është e vërtetë..Ndoshta nuk duhet ta them, por njerëzit duhet ta dinë të vërtetën. Jam ndjerë i tradhtuar. Kam ndjerë se disa njerëz nuk më duan këtu. Jo vetëm këtë vit, por edhe vitin e kaluar.

 

37-vjeçari u ankua që klubi nuk po e mbron historinë e tij. Një deklaratë e tillë vjen  pas shtimit të zërave se CR7 do largohet nga Manchester United.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *