Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka publikuar një foto ku shfaqet krah Diego Armando Maradonën, teksa ka  ndarë me admiruesit edhe një mesazh të ndjerë.

 

Ai shkruan se sot humbi një mik, ndërsa bota një gjeni të pakrahasueshëm dhe të përjetshëm.

 

Sulmuesi portugez shtoi se Maradona u largua shumë shpejt nga kjo jetë, por la një trashëgimi të pakufijshëm.

 

“Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët ndonjëherë. Një magjistar i pakrahasueshëm. Ai u largua shumë shpejt, por la një trashëgimi të pakufijshme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Pusho në Paqe. Nuk do të harrohesh kurrë”, shkruan Cristiano Ronaldo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *