Cristiano Ronaldo më në fund ka mbërritur në Britanin e Madhe dhe është gati për rrugëtimin e tij me Manchester United . Ka qenë vetë klubi anglez që në faqen zyrtare ka njoftuar mbërritjen e potugezit në aeroportin e Manchesterit dhe shumë shpejt do të vihet në dispozicion të trajnerit Solskjaer.

 

Sulmuesi portugez është lënë i lirë nga kombëtarja për shkak të kartonit të verdhë të marrë në ndeshjen e fundit, çfarë e bëri që të mungojë në takimin e të martës ndaj Azerbajxhanit. Megjithatë, 36-vjeçari edhe këtë herë ka regjistruar një tjetër rekord me kombëtaren, pasi është bërë golashënuesi më i mirë ndërkombëtar pas 111 golave të realizuara me fanellën portugeze.

 

Një fakt ky tregon se dhe pse vitet ikin, sulmuesi vijon të ruajë një formë të shkëlqyer dhe është i etur për të shënuar të tjera gola. Në epokën e parë të Manchester United, Ronaldo shënoi 118 gola në 292 ndeshje, ndërsa dhe këtë sezon pritshmëritë janë të mëdha.

 

Nga ajo çfarë shkruhet, CR7 do të luajë disa minuta që në ndeshjen e radhës në shtëpi kundër Newcastle,  në11 shtator , ndërsa pritet titullar i padiskutueshëm në sfidën e parë në Champions League përballë Young Boys.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *