Ndonëse ka luajtur për shumë e shumë vite në nivele te larta dhe me paga fantastike, duket se Ronaldiho nuk është aspak mirë në aspektin financiar. Mediat në Brazil madje shkruajnë se ish fituesi I Topit të Artë ka mbetur pa para, dhe ne prag krize ekonomike.

 

Gjithnjë duke iu referuar këtyre mediave dhe në mënyrë të vecante portalit Brazilian “UOL Esporte” Ronaldinho ka vetëm 6 euro në llogarinë e tij bankare. Duket se kjo lidhet me disa problem ligjore te Ronaldinhos dhe vëllait të tij të cilët në 2015 nëpërmjet një anije që kanë në Porto Alegre kanë ndotur mjedisin.

 

Ata janë gjobitur për këtë rast por duke qënë se nuk e kanë paguar në 3 vite, atëherë përmbarimi ka ndërhyre për ti bllokuar dhe sekuestruar llogarite, por janë përplasur me një tjeter befasi, fakti që ylli Brazilian nuk kishte thuajse fare leke në llogari.

 

Dyshime gjithsesi ka në lidhje me kete fakt pasi kohet e fundit ai ka qënë në fushata publicitare ne Kine, Europe, Japoni dhe Europe duke menduar se kjo nuk është një jerë e një njeriu që ka vetëm 6 euro në llogari. Së fundmi ai lancoi një linje të re këpucesh “R10” dhe sa herë që zbret në fushë me legjendat e Barcelones fiton 150 mije euro dhe e radhës do të jetë me 17 nëntore ne Frankfurt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *