Seria A ka startuar fazën e dytë këtë të shtunë ku Roma ka fituar përballë Torino me rezultatin 3 me 2.

 

Fitore kjo që e ka ngjitur përkohësisht në vendin e katërt ekipin e Romës.

 

Edhe pse pjesa e parë u duk e thjeshtë për Romën pasi arriti të shënonte dy herë në portën e torinezëve, pjesa e dytë ia vështirësoi gjërat ekipit kryqeytetas.

 

Torino arriti të shënonte dy herë brenda pak minutave duke barazuar shifrat.

 

Por në minutën e 73’ El Shaaraëy arriti të shënonte golin e tretë duke I dhënë fitoren Romës dhe pse minutat e luajtura nuk ishin të thjeshta për verdhekuqtë.

 

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të Serisë A, Udinese u mposht në shtëpi me rezultatin 1 me 2 nga Parma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *