Emerimi i Vehbi Bushatit në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë në Lezhë është shoqëruar me ndryshime edhe të struktures drejtuese të bluve.Pak javë pas marrjes së detyres nga Bushati, janë lëvizur edhe zëvëndës drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike Sadri Ramçaj, shefi i Komisariatit të Lezhës Ermal Ajdini, Shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë si dhe Shefi i Stacionit Policor të Shëngjinit.

 

Sipas burimeve, zëvendës drejtor për Rendin e Sigurinë Publike i policisë vendore është emeruar Alfred Elezi, Shef Komisariati në Lezhë Artur Hebaj si dhe Shef i Stacionit Policor të Shëngjinit është emeruar Ardit Çela. Ky i fundit më parë ka mbajtur detyren e shefit të seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, ndërsa të tjeret janë prurje të reja.

 

Me këto ndryshime synohet ti jepen impulse të reja punës së policisë në Qarkun e Lezhës, i cili vijon të jetë jo pak problematik përsa përket ngjarjeve kriminale, por edhe veprave të tjera penale të cilat përgjatë vitit 2021 kanë njohur rritje.

 

Gjithashtu.Sipas burimeve që në javët e para të punës së tij në Lezhë, drejtori Vehbi Bushati ka mbledhur të gjithë efektivët e policisë që nga shefat deri tek policët e thjeshte, duke analizuar punen e secilit Komisariat si dhe u ka dhënë porosi, detyra e urdhëra të prerë në luftën pa kompromis në luftën ndaj kultivimit të kanabisit si dhe të trafikut apo shitjess tij, pa asnjë tolerim apo përfshirje të policisë në këtë drejtim.Gjithashtu, objekt i porosive të tij kanë qenë edhe lufta ndaj krimit të organizuar, zbardhjen e ngjarjeve të vjetra dhe goditja e armëmbajtjes pa leje.

 

Nga momenti i ardhjes së Vehbi Bushatit në krye të policisë së Lezhës e deri më sot janë zhvilluar disa operacione ku është goditur një tentativ për shtëpi barit në Kurbin, 2 raste shitje droge, 1 rast i armëmbajtjes pa leje dhe janë prangosur disa persona në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *