Subscribe

 

Besnikëri e verbër ndaj mbretit, ky është motivi i dy rojeve të Taxh Mahalit. Pushteti, rezistenca dhe autokracia një natë përpara se monumenti i famshëm t’i prezantohej botës, vijnë në skenën teatrale nën petkun e aktorëve Gazmend Gjoka e Lulzim Zeqja.

 

Publiku do të shijojë nisur nga kjo fundjavë në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, historinë komike të një miqësie të madhe mes Humaxhumit dhe Baburit, dy rojeve të Taxhit, pjesë e ushtrisë së Shah Xhananit që njihet në të gjithë botën si mreti që i dedikoi gruas së tij të vdekur një monument epik.

 

Muzika nga Endri Sina dhe lëvizjet skenike nga Gjergj Prevazi janë elementët që e pasurojnë këtë vepër përtej lojës aktoriale të Gazmend Gjokës e Lulzim Zeqjes.

 

Një nga elementët më të veçantë të shfaqjes janë edhe kostumet që këtë legjendë të njohur e jetësojnë në një skenë teatrale të Teatrit Eksperimental nisur nga kjo fundjavë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *