Trajneri i Leicester City, Brendan Rodgers ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me klubin e dhelprave deri në vitin 2025.

 

Ish-tekniku i Liverpool, 46 vjeç, hodhi poshtë spekulimet për një kalim të mundshëm tek Arsenal pas shkarkimit të Unai Emery.

 

Rodgers kishte një marrëveshje deri në vitin 2022 me Dhelprat kur iu bashkua në shkurt Nga Celtic.

 

Por rezultatet pozitive të arritura deri më tani nga tekniku ka bërë që Leicester të zgjasë kontratën edhe me tre vite të tjera.

 

Deri më tani Rodgers ka arritur të koleksionojë 17 fitore nga 26 ndeshje në Premeier League, duke e renditur ekipin e Leicester në vendin e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *