Thuajse tre muaj më parë, të gjithë ngelëm pa fjalë ndërsa lexuam në profilin në Instagram të Robert Berishës “Nora, të kam borxh gjithë jetën, por rrugët tona ndahen këtu.

 

“Nuk na e kishte kurrë mendja që një nga çiftet më jetëgjata të showbiz-it do i jepte fund lidhjes 13 vjeçare me anë të një postimi në Instagram, por ja që ndodhi. Kaq mjaftoi që shtypi rozë t’i futej punës për të zbuluar se ç’i shtyu dy artistët të ndërmerrnin këtë hap.

 

Menjëherë në rrjete sociale nisën të qarkullonin edhe aludimet e para për një person të tretë, por gjithçka mbeti thjesht në kuadrin e thashethemeve.

 

Megjithatë edhe pse të ndarë, Roberti dhe Nora vazhduan të jepnin deklaratat kontraversiale për njëri-tjetrin, si dhe u panë bashkë në aeroportin e Shkupit. Në një intervistë të fundit Roberti tha se veç vdekja e ndante me Norën, duke shuar dyshimet se mes tyre mund të kishte diçka në të ardhmen. Por duket se surprizat nuk kanë të sosur.

 

Së fundmi këngëtari ka njoftuar edhe pjesëmarrjen e tij në një festival muzikor ku mesa duket do të na surprizojë me këngën e tij ku thuhet se do t’ia dedikojë ish-partneres së tij. Kujtojmë që këngëtari ka një repertor mjaft të pasur, dhe disa prej këngëve të tij, vazhdojnë të mbeten hite, por kjo këngë pritet të zgjojë interes tek të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *