Robbie Williams dhe Ida Field panë në të njëjtin shtrat dy qentë e tyre, për të cilët thanë se kishin “shkuar” në të njëjtën ditë.

Me foto të tyre, çifti i ka dhënë lamtumirën Poupette dhe Walle në një mesazh të gjatë në Instagram, duke shprehur pikëllimin e humbjes së tyre. Së pari, Field zbuloi se si Poupette ishte pjesë e jetës së saj për 18 vjet përpara se të takonte dhe martohej me yllin.

Duke ndarë detajet e momenteve të tyre të fundit, Ida tregoi se si Poupette dhe Walle, kishin marrë rolin e shoqëruesve të nuses dhe të dhëndrit në dasmën e tyre. Siç shtoi ajo, “ata vdiqën duke dëgjuar Abba’s Dancing Queen ndërsa ishin të rrethuar nga dashuria e jashtëzakonshme.” .

“Poupette ishte me mua për 18 vjet, ajo ishte shpirti im binjak“.

Së bashku me një seri fotosh të qenve, Ida Field shkroi: ” Sot, qentë tanë Poupette & Walle u larguan nga ky planet për të nisur një aventurë në një galaktikë të pafundme larg. Ata vdiqën së bashku në shtrat, duke dëgjuar “Dancing Queen”, të rrethuar nga dashuria e jashtëzakonshme..‘./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *