Rita Ora është një ndër artistet më të folura dhe të preferuara të momentit. Së fundmi ajo duket se po shijon pushimet në një jaht në brigjet e Porto Cervo, Sardenjë.

 

Këngëtarja e hitit “Girls”, 28 vjeçe, dukej e hatashme, ndërsa u shfaq e veshur me një palë bikini të zeza dhe shfaqte me krenari fizikun e saj të tonifikuar.

 

Ylli shqiptar po ashtu mori vëmendje me disa aksesorë rreth qafës dhe natyrisht se pamja e saj natyrale ishte për t’u admiruar.

 

Biondja po vazhdon turneun e saj të koncerteve “Phoenix”, në kuadër të promovimit të albumit të saj të fundit me të njëjtin emër.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *