Këngëtarja Rita Ora është shprehur se nuk ka pasur asnjëherë frikë që të tregonte prirjet e saj seksuale në klipin e këngës së saj Girls.

 

Në një intervistë për Stylist, ylli i popit deklaroi se ishte gati që të tregonte se ishte biseksuale.

 

Duke u ndalur tek reagimi që u shkaktua pas publikimit të këngës në publik, këngëtarja shqiptare pohoi se ishte e vetëdijshme për reagimin.

 

“Nuk kisha frikë. Prita derisa u ndjeva gati. Unë jam e rritur dhe ndihesha sikur kjo ishte diçka që duhej të bëja për të ecur përpara. Jam shumë krenar për atë që jam dhe për udhëtimin që kam bërë për të arritur këtu, të gjithë duhet t’i kalojnë këto gjëra për të mësuar rreth vetes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *